KreuCelebrity

Këta janë 18 banorët e parë të “Big Brother VIP Albania 3”

Këta janë 18 banorët e parë të “Big Brother VIP
Big Brother VIP “mbërtheu” pas ekranit të mëdhenj dhe të vegjël mbrëmjen e djeshme me nisjen e sezonit të tretë.

Ky “reality show” nisi ndryshe, me moderator Ledion Liçon dhe jo Arbana Osmani siç ishim mësuar vitet e fundit. Ndërsa opinionistë në këtë sezon do të jetë sërish Arbër Hajdari me në krahë Ori Nebiajn.

Gjatë mbrëmjen së djeshme 18 banorë hynë në shtëpinë e madhe, për të nisur kështu eksperiencën në Big Brother VIP.

Në klipet prezantuese gjithsecili ndau pikëpamjet e tij/saj për dinamikat që do të krijojë në shtëpinë më të famshme, përmes karakterit të tyre.

Banorët që hynë në BBV3 janë: Alfio Rrotani, Drini Zeqo, Egla Ceno, Elvis Myrtaj, Ervin Gonxhi, Gabriele Mezini, Gazmend Ujkashi, Hejdi Baci, Ilnisa Agolli, Julian Deda, Ledjona Xheladinaj, Meri Shehu, Meriton Mekiqi, Rike Roci, Romeo Veshaj, Roza Lati, Sara dhe Vesa Smolica.

Këta janë 18 banorët e parë të “Big Brother VIP
Banorë të tjerë priten të futen në Big Brother në vijim. Jeta e personazheve VIP do mbahet nën vëzhgim nga 100 kamera dhe shumë mikrofona që ndodhen të të gjitha ambientet. Ashtu si edhe edicionet e kaluara edhe ky vit pritet të ketë shumë surpriza.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF