Ledion Liço prej disa ditësh ka nisur të jetë aktiv në rrjetin e tij social Instagram, prej të cilit prej kohësh ‘kishte hequr dorë’.
View this post on Instagram
Së fundmi ai ka qenë në festën e organizuar për “Digital” dhe ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit e tij një foto, ku shihet me bashkëshorten e tij, Sara Hoxha, dhe kunatën Lori Hoxha.
“Duke festuar suksesin e @digitalb_official me dy zonjat e mia të preferuara (dhe nëse mundem, më të bukurat)”, ka shkruar ai.
View this post on Instagram
Ndërkohë që ky postim është rishpërndarë edhe nga Lori Hoxha, e cila po ashtu treguar vlerësimin që ka ndaj Ledionit. “Mirë se vjen përsëri në mediat sociale. Ke shumë për të ndarë dhe, nëse tregohet i vemendshëm, publiku ka shumë për të mësuar nga ti”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë që ky rikthim i Ledionit në Instagram po shihet si një konfirmim i lajmeve se ai do të jetë moderator i “Big Brother VIP”, lajm i cili prej kohësh po qarkullon në media.



















