KreuCelebrity

Kishte jetuar gjithë jetën me një veshkë, modeli 34 vjeçar vdes papritur para transplantit!

Kishte jetuar gjithë jetën me një veshkë, modeli 34

Kishte lindur me një veshkë e kishte jetuar pa probleme deri një vit më parë, kur papritur analizat e gjakut i treguan se shëndeti po i përkeqësohej, ndersa tani, teksa priste një organ të përshtatshëm për transplant, modeli 34 vjecar ‘bodybuilder’ Cristhian Annes , vdiq perpara se ta mund te operohej. Braziliani ishte vendosur ne liste pritje për transplant disa muaj më parë, ku rezultonte i 68-ti në radhë.

Kishte jetuar gjithë jetën me një veshkë, modeli 34

Më 20 janar ai u dërgua me urgjencë në spital teksa gjendja u përkeqësua, ndërsa tragjikisht ai ndërroi jetë të hënën teksa priste organin e ri. Arsyet e përkeqësimit të papritur të shëndetit të tij  mbeten mister. Cristhian, i cili punonte si trajner personal, ishte me një veshkë që prej lindjes, por nuk kishte pasur asnjë herë probleme shëndetësore, thotë partnerja e tij, Wanna Teixeira.

Kishte jetuar gjithë jetën me një veshkë, modeli 34

Por në vitin 2022, instruktori i bodybuilding, emri i vërtetë i të cilit ishte Hans Christian Dyck Annes, mori lajmin se veshka e tij ne fakt, nuk po funksiononte më siç duhej. Wanna tregon se ai kishte fobi nga mjekët por më në fund vendosi të kurohej.

Kishte jetuar gjithë jetën me një veshkë, modeli 34

Annes kishte 42,300 ndjekës në rrjetet sociale të cilët i zbaviste me foto të fizikut të tij të stërvitur si dhe të stileve të stërvitjes me klientët e tij. Zyrtarët në Paraná, ku jetonte Annes thonë se kishte rreth 2000 njerëz në listën e pritjes për një transplant veshke në dhjetor.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF