I ftuar në “Verissimo”, koreografi dhe balerin i njohur Kledi Kadiu rrefeu detaje nga jeta e tij private, duke iu rikthyer dhe problemeve shëndetësore të djalit të Gabrielit, i cili u diagnostikua me meningoencefalit pak pas lindjes.Meningoencefaliti është një sëmundje që shkaktohet nga një bakteri i meningokut, i cili prek shtresat mbrojtëse që veshin trurin. Kjo sëmundje shoqërohet me temperaturë, vjellje dhembje të forta koke. Në qoftë se ndihma mjekësore nuk merret në kohën e duhur, i sëmuri edhe mund të vdesë.
“Do të jetë sigurisht një rrugëtim i gjatë , por ne jemi të kënaqur. Po bëjmë hapa të vegjël përpara”, tha Kledi. “Gabrieli është i vendosur, një luftëtar , si unë”, pohoi me tej koreografi, duke i shpjeguar moderatores Silvia Toffanin se si eshte bere shume me racional lidhur me jeten pas diagnozës së të birit.
“Ai po më mëson të marre jetën ashtu siç vjen, të përveshë mëngët dhe të shikojë gjithmonë përpara. Është e kotë të fokusohesh në gjëra nga e kaluara që nuk japin rezultat.”