KreuCelebrity

19 vjet më parë me kancer në gjoks, si u shfaq tani Kylie Minogue në çmimet Grammy!

19 vjet më parë me kancer në gjoks, si u shfaq tani Kylie Minogue

Kanë kaluar 24 vjet që kur Kylie Minogue bëri bujë me pantallonat e saj të vogla të arta në këngën hit "Spinning around". Artistja australiane, e cila ishte një sensacion i viteve '90 dhe fillimit të viteve 2000, sërish tërhoqi vëmendjen edhe në ndarjen e çmimeve Grammy 2024. Në moshën 55-vjeçare, Kylie Minogue dukej e pandryshuar. Këngëtarja parakaloi në tapetin e kuq me një fustan me shirita dhe dukej në super formë. Ylli i muzikës, e gjatë vetëm 1.52 m, e kompletoi look-un e saj me një palë sandale me taka të kuqe.

19 vjet më parë me kancer në gjoks, si u shfaq tani Kylie Minogue
19 vjet më parë me kancer në gjoks, si u shfaq tani Kylie Minogue

Pas shfaqjes së "Spinning Around", për të cilën shumë thonë se është videoja më seksi e asaj periudhe, Kylie fitoi titullin "ylli me të pasmet më joshëse". Pantallonat e vogla, me të cilat ajo u shfaq aty, kanë hyrë në historinë e muzikës.

19 vjet më parë me kancer në gjoks, si u shfaq tani Kylie Minogue
19 vjet më parë me kancer në gjoks, si u shfaq tani Kylie Minogue

Por këngëtarja ndërkohë, është dhe një fituese e betejës me kancerin. Ajo e mori lajmin tronditës në vitin 2005 kur turneu i saj “Showgirl: The Greatest Hits” ishte në kulmin e tij.

19 vjet më parë me kancer në gjoks, si u shfaq tani Kylie Minogue

Pasi mësoi për sëmundjen, Kylie u detyrua ta anullonte turneun në fjalë dhe majin e atij viti iu nënshtrua një operacioni, e më pas filloi menjëherë trajtimin e kimioterapisë. Më pak se dy muaj pas operacionit, këngëtarja doli për herë të parë në publik, me rastin e një vizite në një spital ku ishin shtruar disa fëmijë me kancer. Edhe pse luftoi me një sëmundje mizore, Kylie nuk hoqi dorë nga puna.

19 vjet më parë me kancer në gjoks, si u shfaq tani Kylie Minogue

Në dhjetor 2005 ajo publikoi këngën "Over the Rainbow", dhe në vitin 2006 botoi librin për fëmijë "The Showgirl Princess", të cilin e shkroi gjatë rikuperimit të saj. Kylie arriti përfundimisht ta mposhte sëmundjen, të cilën më vonë e krahasoi me një bombë bërthamore.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF