Big Brother VIP Kosova u mbyll mbremjen e se premtes me fitoren e ish futbollistit Lumbardh Salihu nga Vitia, i cili siguroi numrin me te madh te votave në televotimin për fituesin, i cili zgjati për një javë të tërë. Lumbardhi fitoi gjithsej 144 mijë euro nga çmimi maksimal i këtij edicioni që ka qenë plot 200 mijë. Nga 10 mijë euro i janë ndarë tre finalistëve të tjerë, gjersa 26 mijë euro janë humbur nga lojërat që banorët dështuan t’i kryejnë me sukses brenda shtëpisë. Nderkohe, përveç çmimeve monetare, ata morën edhe shumë dhurata të tjera gjatë spektaklit. Lumbardhit përveç 144 mijë eurove, iu ofrua një udhëtim në Spanjë, për të ndjekur nga afër një nga ndeshjet e Mallorca FC.
Ndërkohë, transgjinores së shumë përfolur të këtij edicioni, Edona James, e cila përfundoi e katërta në rezultatin final, iu dhurua një udhëtim në Turqi, me mundësi kryerje të ndërhyrjeve estetike në një klinikë të njohur atje.
Blerandos në anën tjetër iu dhurua një mundësi bashkëpunimi me producentin turk, Alper Atakan, për të realizuar një këngë në Stamboll, me producentin që ka realizuar këngë për emra shumë të njohur turq. Nje dhurate e madhe iu bë edhe banores Shqipe Hysenaj, e cila e njohur për patriotizmin e saj brenda shtëpisë, mori si dhuratë një varëse me simbol shqiponje. Varësja në fjalë e cila është gdhendur nga një prej agjendarive më të njohura në Kosovë, ka vlerën e plot 10 mijë eurove – dhe ajo iu vu në qafë nga vëllai i saj i cili erdhi si surprizë për ta takuar në natën finale.
Gjithashtu të katërt banorët fituan së bashku edhe nga një udhëtim çift secili, në destrinacione të ndryshme të Greqisë, si: Athinë, Selanik dhe Halkidiki.



















