Ish-futbollisti, Lumbardh Salihu, u shpall fitues i edicionit të dytë të “Big Brother VIP Kosova”, duke rrëmbyer kështu çmimin e madh.
Lumbardh Salihu fitoi kundrejt 3 konkurrentëve të tjerë: Edonës, Blerandos dhe Shqipes. Fituesi do të marr çmimin prej 144 mijë eurosh.
Dy finalistët e parë që u eleminuan ishin Edona dhe Shqipja. Finalistët kanë kaluar 105 ditë qëndrimi brenda shtëpisë më të famshme në vend.
Lumbardhi ishte bërë pjesë e BBVK-së që prej natës së parë më 20 tetor të vitit që lamë pas. Brenda formatit ai ka gjetur edhe dashurinë e tij, Kaderin.



















