Fansat e Arbana Osmanit nuk e fshehën zhgënjimin nga fakti që moderatorja e cila ka moderuar për vite me radhë emisione me mjaft interes për publikun si “Big Brother” dhe “Dua të të bëj të lumtur”, mbeti në fund jashtë këtyre formateve’.
Megjithatë, pas një periudhe shkëputjeje, Arbana që tashmë ka dhe biznesin e saj, duket se ka vendosur t`i rikthehet ekranit, pasionit të saj të vjetër- vetëm se sipas gjasave jo më në Top Channel.
Prezantuesja e la këtë të nënkuptohet së fundi, kur e pyetur nga një dashamirës i saj nëse do ri rikthehet televizionit, ajo është përgjigjur se po punon për atë gjë. Mbetet për t`u parë programi i ri që mund t`i besohet asaj, dhe sigurisht, se në cilin televizion do të shfaqet përfundimisht.



















