Kris Jenner në episodin më të ri të "The Kardashians" ka zbuluar se do t’i nënshtrohet një operacioni për një tumor në vezore. “Shkova te mjeku dhe bëra një skaner,” u tha ajo me lot në sy të bijave. “Ata gjetën një kist. Ata thanë se duhet të më hiqen vezoret".
68-vjeçarja u shpreh se nuk është nervoze për procedurën, por për faktin se ky vendim e trishton për shkak të heqjes së vezoreve nga aparati riprodhues. “Aty u ngjizën të gjithë fëmijët e mi. Pra, ky është një vend shumë i shenjtë për mua.
-
Jennifer Lopez shfaqet e lumtur, por jo me Ben Affleck!
5 Korrik, 09:55
Kjo është gjithashtu një shenjë që tregon se jemi plakur dhe që ne kemi mbaruar me këtë pjesë të jetës. Pra, është një kapitull i tërë që mbyllet pas këtij vendimi".
"Unë e kuptoj plotësisht se si ndihet nëna ime, sepse unë do të ndihesha në të njëjtën mënyrë", tha Kourtney para kamerave më vonë. “Është fuqia juaj femërore dhe nuk do të thotë se po i heq atë që është apo çfarë ka përjetuar, por unë do ta ndjeja këtë ndjenjë sentimentale të asaj që është krijuar.”
Jenner ka gjashtë fëmijë, “Do të jem mirë… Njerëzit shpesh më pyesin se cila është puna më e mirë që kam pasur ndonjëherë dhe unë gjithmonë kam thënë “Mami”, shtoi Jenner, duke e quajtur atë si bekimin më të madh të jetës së saj.



















