Blogerja Armina Mevlani ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram, ku u është përgjigjur disa prej pyetjeve që ata kanë bërë.
E pyetur se kur do bëhet nënë, ajo tha, “Për momentin po shijoj jetën.. Më bëhet shpesh kjo pyetje, por kur të jetë e shkruar. Nuk kam asnjë presion, ndihem shumë e lumtur kështu. Kam edhe pak kohë”.
Armina u ka dhënë edhe këshilla ndjekësve, teksa njëri prej tyre i shkruan, “Si mund ta kalojmë një gabim që kemi bërë +30 vjeç?”.
Blogerja përgjigjet, “Çdo gjë është mësim dhe do e kuptosh më vonë se për çfarë shërbeu ky gabim.. thjesht fal veten dhe lëre të iki me erën”.
E pyetur se kur do ta shohim sërish në ekran, Armina tha sezonin e ri të programeve televizive.