Selena Gomez dhe producenti Benny Blanco janë në një lidhje dashurie, për të cilën këngëtarja së fundmi ka folur në një intervistë për “Vogue México y Latinoamérica”.
Selena theksoi se prioriteti i saj kryesor në një marrëdhënie është ruajtja e respektit për veten e saj, si dhe ofrimi i një hapësire për t’u diskutuar mbi ndjenjat.
“Është shumë e vështirë të gjesh dikë që mund të të dëgjojë dhe të kujdeset për ty, por e di që kur të ndodhë do të jetë mirë dhe do të dëshironi që të jetë e shëndetshme”, u shpreh ajo.
Kujtojmë që Selena Gomez dhe producenti Benny Blanco janë njohur që nga viti 2019, kur ata bashkëpunuan me J. Balvin dhe Tainy në këngën “I Can’t Get Enough”. Blanco ishte në ditëlindjen e 31-të të Gomez në korrik, madje e uroi edhe në mediat sociale në atë kohë.