KreuCelebrity

Padi ndaj Vin Diesel, akuzohet për sulm seksual!

Padi ndaj Vin Diesel, akuzohet për sulm seksual!

Aktori Vin Diesel është paditur këtë të enjte për sulm seksual nga ish-asistentja e tij Asta Jonasson. Ngjarja ka ndodhur gjatë xhirimeve të filmit “Fast Five” në vitin 2010, dhe sipas asistentes, Diesel e ka përplasur pas një muri në një suitë hoteli dhe ka bërë veprime të pahijshme para saj.

Në padi, Jonasson zbulon detaje, teksa pretendon se Diesel e futi me forcë në shtratin e tij. Ajo i kërkoi të ndalonte dhe u përpoq të largohej nga dhoma, por ai iu afrua dhe filloi ta përkëdhelte. Kur ai u përpoq t'i hiqte të brendshmet e saj, ajo bërtiti dhe vrapoi në banjë.

Padi ndaj Vin Diesel, akuzohet për sulm seksual!

Sipas dokumenteve të gjykatës, Samantha Vincent, motra e Diesel, e cila asokohe ishte presidente e kompanisë One Race Productions, e thirri Jonasson për ta pushuar nga puna pas më pak se dy javësh nga ngjarja.

Përveç akuzës për abuzim, padia përfshin gjithashtu pretendime për diskriminim gjinor dhe hakmarrje.

"Ishte e qartë se ajo po pushohej nga puna sepse nuk ishte më e dobishme. Vin Diesel e kishte përdorur atë për të përmbushur dëshirat e tij seksuale", thuhet në padi. "Zonja Jonasson u ndje e pafuqishme, vetëvlerësimi i saj u shkatërrua dhe ajo vuri në dyshim aftësitë e saj dhe se për një karrierë e suksesshme do t'i duhej të tregtonte trupin e saj për të patur sukses".

Përfaqësuesit e Diesel nuk i janë përgjigjur kërkesës së mediave për koment. Vin Diesel, 56 vjeç, është i njohur për rolin e tij si Dominic Toretto në ekskluzivitetin Fast & Furious.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF