KreuCelebrity

Ledion Liço konfirmon pjesëmarrjen e Luiz Ejllit në BBV 3! Zbulon detaje!

Ledion Liço konfirmon pjesëmarrjen e Luiz Ejllit në BBV 3!

Në fund të ‘prime-it’ të së martës, moderatori Ledion Liço zbuloi surprizën që ata kanë rezervuar për ditën e shtunë.

Ledion Liço konfirmon pjesëmarrjen e Luiz Ejllit në BBV 3!

Ledion Liço u shpreh se kohët e fundit është përfolur shumë për pjesëmarrjen në BBV 3 të fituesit të edicionit të kaluar Luiz Ejlli, teksa zbuloi se këngëtari do të jetë i pranishëm gjatë gjithë spektaklit të së shtunës, ku do të ndajë mendimet dhe opinionet e tij për situatat në shtëpi.

“Është përfolur më së shumti këtë kohë, a do të hyjë, çfarë do të bëjë. E kam fjalën për fituesin e edicionin të kaluar të Big Brother VIP. Luiz Ejlli do të jetë i ftuar të shtunën, ku do të na shoqërojë gjatë gjithë mbrëmjes”, tha Ledion Liço.

Kujtojmë që në nominim këtë javë janë Françeska, Ilnisa, Roza dhe Sara Karaj dhe njëra prej tyre do të lërë shtëpinë më të famshme në Shqipëri ditën e shtunë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF