Diola Dosti u rikthye në qendër të vëmendjes së fundi prej lidhjes së saj të dashurisë me biznesmenin nga Kosova, Erolld Belegu. Dyshja e bënë publike romancën e tyre përmes fotografive që ndanë në Instagram pranë njëri-tjetrit. Në një intervistë për Prive, Erolldi tregoi pak më shumë rreth vetes së tij, nga biznesi deri te jeta personale dhe njohja me Diolën.
“Të them të drejtën ishte krejt rastësisht. Unë shkova në koncert të Vesa Lumës dhe ajo ishte prezente. Unë as nuk e kam ditur ekzistencën e Diola Dostit, sepse unë nuk e shikoj Big Brother, por as ajo nuk dinte gjë për mua. Vesa na ftoi, ishim ulur afër njëri-tjetrit, pak me insistimin tim, dhe ashtu u njohëm dhe prej aty, gjërat u zhvilluan shumë shpejt.
Ndërsa pyetjes për dasmën, Belegu u përgjigj: “Herët është për këtë, për ne më shumë rëndësi ka që lidhja të na shkojë mirë. Tregova që jam organizator i mirë, kështu që kur të vimë aty, lehtë është ajo pjesë”. Ai falenderon të gjithë ndjekësit që kanë komentuar në mënyrë pozitive për lidhjen e tyre, ndërsa komentuesve negativë, u uron që edhe ata ta përjetojnë dashurinë një ditë.