Ylli argjentinas Lionel Messi vazhdon të zgjerojë perandorinë e tij të biznesit. Tashmë kampioni i Kupës së Botës dhe figura e Inter Miami CF ka lançuar aromën e tij të parë personale, të quajtur "Messi, The Fragrance", një aromë që premton të mahnitë shqisat e fansave të tij dhe të bëhet një ikonë e re e parfumerisë për meshkuj.
E frymëzuar nga eleganca, pasioni dhe shpirti fitues i Messit, kjo aromë është krijuar për të pasqyruar vetë thelbin e futbollistit. Me një kombinim unik të notave të nuhatjes, "Messi, The Fragrance" premton të jetë një përvojë e paharrueshme shqisore. Edhe pse detajet e sakta të përbërjes mbahen sekrete, dihet se aroma ndërthur nota të freskëta të drurit, duke krijuar një aromë të sofistikuar dhe mashkullore.
Çmimi i “Messi, The Fragrance” ka ngjallur një pritje të madhe te fansat e futbollistit.Leo Messi Eau De Parfum (100 ml) kushton 105 dollarë ndërsa seti i dhuratave kushton 120 dollarë, një vlerë që konsiderohet e aksesueshme për tifozët që duan të kenë një pjesë të Messit në jetën e tyre të përditshme.
Shishja e "Messi, The Fragrance" është projektuar me një stil elegant dhe minimalist, duke pasqyruar personalitetin e sofistikuar të Messit. Linjat e pastra dhe ngjyra blu krijojnë një dizajn të përjetshëm që do të bëhet një objekt i lakmuar për koleksionistët.
Marrja e "Messi, The Fragrance" është shumë më tepër sesa blerja e një parfumi. Është një mundësi për t'u lidhur me legjendën e futbollit dhe për të mbajtur me vete një pjesë të historisë së tij. Për më tepër, prezantimi i këtij parfumi përfaqëson një moment historik të ri në karrierën e Messit, duke konsoliduar pozicionin e tij si një nga atletët më me ndikim në botë.



















