KreuCelebrity

Marrëdhënia bashkëprindërore e Jennifer Lopez, Ben Affleck dhe Jennifer Garner!

Marrëdhënia bashkëprindërore e Jennifer Lopez, Ben Affleck

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u rilidhën pasi të dy patën fëmijë me ish-bashkëshortet e tyre, dhe ndryshe nga sa ndodh zakonisht, Jennifer Garner, e cila ndan Violet, Seraphina dhe Samuel me Affleck, është e lumtur që ish-i i tij, gjeti lumturinë me një person tjetër.

Marrëdhënia bashkëprindërore e Jennifer Lopez, Ben Affleck

Në një dalje të fundit, Jennifer Garner, Ben Affleck dhe Jennifer Lopez u panë të gëzuar teksa kalonin pak kohë së bashku në një ngjarje shkollore në Los Angeles. Të tre u panë duke ndjekur një performancë muzikore ndërsa ecnin përkrah Seraphina dhe Samuel, 11 vjeç, dhe Emme, të cilën Jennifer Lopez e ndan me ish-bashkëshortin Marc Anthony.

Marrëdhënia bashkëprindërore e Jennifer Lopez, Ben Affleck

Ben Affleck dhe Jennifer Garner ishin të martuar për 13 vjet nga 2005 deri në 2018 dhe tani shkojnë mirë me të dashurin e Garner, John Miller. Sipas një burimi të brendshëm, i cili foli për Us Weekly në nëntor, "Ben është super me këmbë në tokë, dhe po ashtu edhe John, kanë një respekt të ndërsjellë për njëri-tjetrin”.

Një tjetër burim që foli për Daily Mail pohoi se "Drama e së kaluarës dhe emocionet e divorcit janë zhdukur prej kohësh dhe të gjithë po e bëjnë të funksionojë sepse e duan njëri-tjetrin. Është me të vërtetë një situatë shumë e lumtur bashkëprindërimi”, shtoi burimi i brendshëm.

Disa muaj më parë, Lopez shkoi në “The View” dhe diskutoi aftësitë prindërore të Ben Affleck "Oh, Zoti. Ai është një baba i mrekullueshëm. Më sjell lot në sytë, ai është sinqerisht babai më i mirë që kam parë ndonjëherë. Thjesht mund të them se kur ai kishte fëmijët e tij, ai duhet të ketë lexuar çdo libër dhe gjithçka që mund të mësosh për fëmijët, dhe ai e zbaton atë”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF