KreuCelebrity

Melania përshkruan takimin e parë me Trump: Sikur isha në qendër të botës së tij...

 

Melania Trump ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale pasi publikoi në profilin e saj në platformën X një fragment nga libri i saj autobiografik “Melania”, i botuar më 8 tetor 2024. Libri u rendit menjëherë ndër më të shiturit në Amazon dhe në listën e New York Times. Në klipin e publikuar dhe në pjesën e shkëputur nga libri, Melania rrëfen për herë të parë momentin kur u njoh me Donald Trump. Takimi ndodhi gjatë një mbrëmjeje në Javën e Modës në New York, në vitin 1998.

Pavarësisht lodhjes pas një udhëtimi nga Parisi, Melania, e inkurajuar nga shoqja e saj, pranoi ftesën për të shkuar në klubin Kit Kat — vendi ku për herë të parë u përball me Trump.  Rikthimi i këtyre solli reagime të shumta në rrjet, sidomos për sinqeritetin dhe mënyrën si Melania e përshkruan lidhjen që sapo kishte nisur.

 

Ndërkohë, ka rifilluar të qarkullojë edhe një intervistë e vitit 1999, ku Melania përballej me pyetjet rreth motivit të saj për të qenë me një njeri kaq të pasur dhe më të madh në moshë.  Në atë kohë, ajo i kundërshtoi zërat që e akuzonin për interesa materiale, duke thënë: “Nuk mund të përqafohesh apo të flasësh me një shtëpi të bukur apo një makinë luksoze. Nëse je me dikë, duhet të ndihesh i/e plotësuar”.

Melania dhe Donald Trump u martuan në vitin 2005 dhe kanë një djalë së bashku, Barron Trump, i lindur në vitin 2006. Postimi i saj i fundit, së bashku me fragmentin nga libri, shihet si një rikujtim publik i lidhjes së tyre, por edhe si një përpjekje për të riafirmuar identitetin dhe rolin e saj në jetën publike dhe familjare të Trump.