Jennifer Lopez tashmë është ndarë nga Ben Affleck dhe që atëherë e kemi parë në disa evente publike, ku duket super në formë. Ajo ëndërron të kalojë mirë e teksa sapo ka mbyllur derën e dashurisë, do kohë për veten dhe jo të krijojë një lidhje të re.
Sipas një burimi nga Daily Mail, Lopez nuk dëshiron të fokusohet në një lidhje, përkundrazi, do të punojë shumë për projektin e saj të radhës. "Ajo nuk është në kërkim për një takim. Asaj i pëlqen të jetë në një lidhje pothuajse menjëherë pasi të përfundojë, por tani ajo po provon diçka të re dhe të shohë nëse kjo funksionon më mirë për të”, tha burimi për Daily Mail.
"Është e qartë se ajo po i tregon Benit atë që i mungon. Ajo nuk dëshiron asgjë serioze, tani për tani, edhe pse dëshiron të argëtohet", shtoi burimi.
Jennifer Lopez heshti për disa muaj për ndarjen me Ben Affleck, por ditët e fundit ajo ka thënë se është gati për të hedhur hapin e radhës, por në vetvete dhe jo për burra. "Kur përballeni me ato ndjenja dhe thoni: ‘Kjo nuk do të më vrasë’, por në vend të kësaj mendoni, "Unë në fakt jam në gjendje të jem e gëzuar dhe e lumtur për veten time", tha ajo.
Dhe dihet mirë që JLo kur i jep fund lidhjeve, qofshin takime apo martesa, fillon menjëherë tjetrën, diçka që nuk dëshiron ta përsërisë më, për të mos rënë në atë rreth vicioz dhe do t'i japë vetes kohë vetëm. "Ne priremi të ikim nga kjo ndonjëherë kur je i mbështjellë me njerëz të tjerë", tha ajo.



















