Tashmë është e konfirmuar se BBV3 do të drejtohet nga Ledion Liço; këtë e vulosi përfundimisht pohimi i bashkëshortes së tij, Sara Hoxha gjatë një interviste në emisionin “Më lër të flas”, ku trashëgimtarja e Top Channel rrëfeu se drejtimi i sezonit të tretë të spektaklit të famshëm televiziv i është besuar pikërisht të shoqit.
Por shumë ndjekës nuk e kanë pritur mirë këtë lëvizje, teksa kanë shprehur hapur mbështetjen për Arbana Osmanin, e cila duket se ka fituar zemrën e një pjese të mirë të publikut me prezantimin e bërë sezoneve të mëparshme të këtij programi.
Ledioni, i rikthyer rishtazi në rrjetet sociale, nuk qëndroi indifente por reagoi me një postim, nëpërmjet të cilit i kërkohet ndjekësve të mos nxitojnë në paragjykime, por t`i japin besimin e tyre.
Ai ka postuar një foto në rrjetin social “Instagram” ku shkruan: “Besoni në fillimet e reja”!