KreuCelebrity

Në ‘luftë’ për jetën; Rrëqethin Eni Jani dhe Genci Fuga: Më dukej e rëndë, por duhet ta bëja!

Në ‘luftë’ për jetën; Rrëqethin Eni Jani

Eni Jani dhe Genci Fuga kanë qenë të ftuar në programin “E diela jonë” në RTSH dhe kanë rrëfyer momentet kritike shëndetësore të aktorit me të cilat u përballën pak muaj më parë.

Eni Janit kujtoi mes lotësh momentin kur duhet të bënte thirrje për suport financiar. “3-4 ditë përpara ndërhyrjes Genci kishte shqetësime. Kemi qenë kontakte me mjekun. Atë ditë Genci u fut në sallë diku tek ora 10:00 e mbrëmjes. Ishte momenti që unë isha vetëm. Thashë Eni duhet të bësh diçka s'mund ta mbaj për vete.

Gjëja e parë që mendova ka qenë institucioni i RTSH vendi ku punoj. Mendova sikur 2 mijë lek të vjetra të jap gjithsecili do të bëhen një shumë sa për të nisur ndërhyrjen. Kam bërë statusin dhe momentin e fundit kam mbyllur sytë dhe kam menduar ta nis mos ta nis sepse ishte shumë e rëndë (përlotet) më dukej sikur po kërkoja lëmosh, por mbylla sytë dhe thjesht e nisa”, u shpreh ajo.

Në ‘luftë’ për jetën; Rrëqethin Eni Jani

Ndërkohë Genci tregoi çastet e para pas ndërhyrjes teksa përmend disa herë se po jeton një jetë të dytë. “Kam qenë në botën tjetër dhe kur hapa sytë pashë portierin e Enit që është shumë e bukur. U gëzova që e pashë dhe që se kisha harruar që është gruaja ime dhe kemi ndarë shumë bashkë”, tha aktori, teksa më tej vijoi,

“Është një errësirë mbrapa si skena që ka backstage, kam qenë prezent në një dimension tjetër. Në momentin e parë që hapa sytë ishte zhgënjimi që nuk komandoja dot trupin dhe aty mendova cilat do të ishin armët e mia për të vazhduar jetën. E dija që arma e vetme ishte dashuria dhe duhet të luftoja dhe mora statusin e pacientit bashkëpunues”.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF