Super premiera e filmit “2 Gisht Mjaltë” u mbajt mbrëmjen e 14 shkurtit në Pallatin e Kongreseve. “2 Gisht Mjaltë”, me protagonistë Ermal Mamaqin dhe Elvana Gjatën, bëri bashkë emra të njohur të botës së artit dhe medias, të cilët para se të shihnin filmin, kaluan në tapetin e kuq.
E pyetur nga revista “Bordo”, Elvana Gjata nuk ka nguruar të ndajë emocionet e kësaj eksperience, duke e cilësuar si shumë të bukur. “Shumë, shumë e bukur. Natyrisht ka sfidat e veta, por e kam shijuar shumë edhe filmin e dytë”, u shpreh ajo.
Teksa u pyet nëse e shihte veten më afër me rolin, meqenëse është vijim i rolit të “Dy Gisht Mjaltë 1”, ajo tha, “Jo në fakt e ndjeja shumë më larg se këtë herë isha një mama me një fëmijë dhe ka qenë goxha sfiduese për mua. Por vërtetë e kam shijuar shumë edhe bebi që ishte aktor ka qenë një fëmijë shumë i mbarë, na ka dhënë shumë gëzim”.
Në lidhje se cfarë e ka gëzuar më shumë në këtë bashkëpunim, këngëtarja tha, “Kemi qeshur pafund, e kemi shijuar shumë edhe kjo është më e rëndësishme kur ti e bën punën tënde, me shumë gëzim dhe krijon kujtime shumë të bukura”.