KreuCelebrity

Nga mijëra kilometra larg; vajza e Vera Grabockës mbërrin në “X Factor”!

Nga mijëra kilometra larg; vajza e Vera Grabockës mbërrin në

Spektaklet televizive kanë padyshim emocione të mëdha për ata që dalin në ekran, por edhe për gjithë produksionin që punon për produktin final, që teleshikuesit arrijnë të shohin. Një nga gurët e çmuar të sa e sa programeve të suksesshëm televizivë është Vera Grabocka.

Gjatë mbrëmjes së kësaj të premte në “X Factor”, emocionet për të kanë qenë të mëdha pasi në sallë ka qenë vajza e saj e shtrenjtë, Linda Flloko.

Nga mijëra kilometra larg; vajza e Vera Grabockës mbërrin në

Si rrallëherë në këto vite, ajo ka fluturuar nga Los Angeles dhe krah të atit, aktorit Timo Flloko, kanë qenë në sallë për të mbështetur regjisoren. "Sot ajri në regjinë e Vera Grabockës lëviz ndryshe. Sepse vajza e saj, Linda Flloko ndodhet këtu. Ka ndodhur shumë rrallë që Linda të vijë për ta duartrokitur nga salla, dhe dua ta përshëndes!”, tha Alketa.

Ndërkohë vetë Vera Grabocka përkrah një video shumë të bukur që ka publikuar në rrjetin e saj social Instagram, ka shkruar. “Mbrëmje e veçantë! Nga kilometra larg Linda erdhi të ndjek nga afër 'X Factor'”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vera Grabocka (@veragrabocka)

Kujtojmë që çdo javë familjarë, miq, e figura publike të ndryshme kanë qenë në sallën e "X Factor" gjatë këtyre netëve live.  

 

 

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF