KreuCelebrity

Nga Tirana në Kaliforni: Armina Mevlani dhe Demi Lovato, dy nuse me një stil!

Nga Tirana në Kaliforni: Armina Mevlani dhe Demi Lovato, dy nuse me

Kur Demi Lovato u shfaq në altar këtë fundjavë me një fustan të bardhë Vivienne Westwood, e gjithë bota u magjeps nga eleganca e saj. Por këtë elegancë, më herët ne e kishim parë te blogerja e njohur, Armina Mevlani.

Nga Tirana në Kaliforni: Armina Mevlani dhe Demi Lovato, dy nuse me

E njohur për stilin e saj të rafinuar dhe përkushtimin ndaj modës, Armina u martua me Shkëlzen Berishën rreth tre vite më parë, në një ceremoni madhështore ku çdo detaj ishte i kuruar deri në perfeksion. Fustani i saj ishte një kryevepër me siluetë klasike, korse elegante dhe një dekolte të hapur që i jepte një ndjesi aristokratike pamjes.

Nga Tirana në Kaliforni: Armina Mevlani dhe Demi Lovato, dy nuse me

Së fundmi, vetë Armina ka publikuar një foto të Demi Lovato-s me fustanin e nusërisë në rrjetet sociale dhe krah saj ka shkruar, "Mesa duket, kemi të njëjtin shije, vajzë!".

Nga Tirana në Kaliforni: Armina Mevlani dhe Demi Lovato, dy nuse me

Ky koment simpatik solli në vëmendje ngjashmërinë e jashtëzakonshme mes dy fustaneve – të dyja të krijuara nga Vivienne Westwood, por zgjedhja e Arminës ishte tre vite më parë.

Nga Tirana në Kaliforni: Armina Mevlani dhe Demi Lovato, dy nuse me

Në historinë që Demi ka rrëfyer për fustanin, tregon se frymëzimi erdhi nga një imazh i një fustani Westwood që ajo e gjeti në internet; dhe nuk e dimë nëse gjithçka ka nisur nga fotot e blogeres sonë…

Nga Tirana në Kaliforni: Armina Mevlani dhe Demi Lovato, dy nuse me

Elegancë e përjetshme, klas që sfidon kohën dhe një shije e hollë për detajet – këto janë cilësitë që bashkojnë dy nuset, ndonëse në kontinente të ndryshme. Dhe ndoshta, edhe një shije të përbashkët për atë që do të thotë të jesh një nuse me stil.

Nga Tirana në Kaliforni: Armina Mevlani dhe Demi Lovato, dy nuse me