KreuStil Jetese

Nis sot viti i ri akademik! Mbi 20 mijë ulen për herë të parë në auditorë!

Nis sot viti i ri akademik! Mbi 20 mijë ulen për herë të

Ka nisur sot viti i ri akademik për mijëra studentë, ku më shumë se 20 mijë prej tyre ulen për herë të parë në auditorët e universitetit.

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka bërë një urim për studentët të cilët ulen sot për herë të parë në auditorët e universitetit.

Nis sot viti i ri akademik! Mbi 20 mijë ulen për herë të

“Suksese mbi 20 mijë studentëve të cilët ulen sot për herë të parë në auditorët e universitetit dhe atyre që tashmë e kanë nisur këtë rrugëtim drejt dijes dhe formimit të së ardhmes së tyre, si dhe trupës së pedagogëve në këtë vit të ri akademik”, ka shkruar ministrja në Facebook.