Javë pas rishfaqjes së Kate Middleton, një lajm është shfaqur në rrjetet sociale, i cili ka të bëjë me një njoftim të afërt nga shtëpia mbretërore britanike. Sipas gazetarit Jose Moreno, një gazetar i specializuar në familjen mbretërore britanike, një fotograf profesionist është rekrutuar për të shkuar në Buckingham Palace.
Ky lajm ka bërë bujë, më shumë për faktin që ai është rekrutuar në mënyrë “private dhe konfidenciale”. Kjo kërkesë është lëshuar nga familja mbretërore britanike të enjten, më 27 qershor, dhe i është dërguar një fotografi profesionist, i cili është i besuar nga familja.
-
Shuhet gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare!
1 Korrik, 09:13
"Çfarë mund të jetë!"? Mesazhi që Joshua Brandwood ka lënë në rrjetet sociale shoqërohet me një foto të një letreje me vulën e familjes mbretërore britanike. “Departamenti i shtypit i Pallatit të Buckingham, privat dhe konfidencial” është teksti që duket qartë në letrën përpara urimit që ka marrë fotografi, Brandwood.
Mediat sociale filluan të aludojnë se cili mund të jetë roli i fotografit: "Na thuaj!" dhe "Joshua!!!... na ke ne pezull!!!" ishin disa nga komentet që mund të lexoheshin në përgjigjet e postimit të tij me foton e letrës.
What could this be?! pic.twitter.com/76V3LNL2u0
— Joshua Brandwood (@brandwoodphotos) June 29, 2024
Telegrafi njoftoi se Middleton mund të jetë përgjegjëse për prezantimin e çmimeve në Wimbledon këtë verë, si një nga paraqitjet e saj të para këtë vit dhe ndoshta pozicioni i fotografit ka të bëjë pikërisht me këtë ngjarje.



















