KreuCelebrity

Olsi Bylyku prezanton publikisht partneren e re!

Olsi Bylyku prezanton publikisht partneren e re!

Në ditën e lindjes së saj, Olsi Bylyku i ka bërë një dhuratë tejet domethënëse. 'Amla' kënga e re që Olsi publikoi pak orë më parë mesa duket është një dedikim kryekëput për partneren e tij të re, me të cilën ka nisur një romancë këtë vitin e fundit. Nëpërmjet një postimi ku falenderon publikisht personin e tij të zemrës, këngëtari tregon se në këtë vit të vështirë për të nga ana profesionale dhe ajo personale, ka qenë 'Amla' e cila ka qenë aty për ta mbështetur.

"AMLA" is OUT NOW
Miq, në vitin më të vështirë të jetës sime profesionale dhe personale "Amla" ishte dhe është me mua ne çdo hap. Kënga dhe video flasin veteë. Dëgjim të këndshëm! Llokumet më vonë": ka shkruar Olsi Bylyku në postimin ku publikon këngën e re.
Ajo çfarë mësuam më vonë po nga një tjetër postim i artistit është se 'Amla' dje ka patur edhe ditëlindjen. Epo urime Amla, u bëfsh 100 vjeç!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF