Kryeministri Edi Rama i nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale të enjte në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për shkak të një problemi me hernien inguinale.
Mediat kanë mësuar se operacioni ka kaluar me sukses, ndërkohë që detajet mbi gjendjen e tij shëndetësore dhe procedurën kirurgjikale nuk janë bërë ende publike.
Kryeministri Rama prej disa kohësh vuante nga një problem me hernien.
Kujtojmë që në fund të gushtit kryeministri paralajmëroi se do të operohej për shkak të një problemi shëndetësor.



















