Gjatë koncertit të saj “Weekends with Adele” në Las Vegas të shtunën mbrëma, 16-herë fituesja e Grammy Adele foli për memen e saj virale të NBA-së, duke zbuluar se ajo qëllimisht e bëri veten të dukej e mërzitur.
“E di që tingëllon çmenduri, por vërtet nuk më pëlqen të jem e famshme, apo jo?”, shpjegoi ajo në një video të TikTok të postuar nga fansat. “Pra, padyshim, e di që jam ulur në një ndeshje basketbolli, çfarëdo qoftë. Por Rich Paul po punonte dhe, e dini, po fliste me lojtarë dhe njerëz të tjerë. isha mirë. Nuk e kisha problem”.
“Unë isha vetëm atje, duke kërkuar për Michael Jordan, për të qenë e sinqertë me ju”, vazhdoi ajo. “Pra, njerëzit me kamerë erdhën dhe më pyetën dy herë. Ata thanë: ‘A ju pengon nëse ju filmojmë? Mund të të vendosim në ekran?’”.
“Unë thashë, ‘Ju lutem mos. Sapo anulova rezidencën time në Las Vegas. Unë me të vërtetë nuk dua të jem në kamera'”, tha ajo, teksa shtoi, “Por ata u kthyen dhe më filmuan”.
Adele gjithashtu trajtoi polemikat rreth buzëve të saj, pasi shumë njerëz kanë spekuluar se ajo mori injeksione mbushëse pas humbjes së peshës. “Unë kam buzë të mëdha.. nuk kam nevojë për mbushës”, tha ajo. “Arsyeja pse dukesha si një person tjetër ishte sepse isha e acaruar. Sepse po mendoja: Këto po më filmojnë kundër vullnetit tim.”