KreuCelebrity

Pas ndarjes nga Tom Brady, Irina Shayk në lidhje me Lewis Hamilton?

Pas ndarjes nga Tom Brady, Irina Shayk në lidhje me Lewis Hamilton?

Aludimet për një trekëndësh dashurie që përfshin Lewis Hamilton, Tom Brady dhe Irina Shayk kanë qenë kryefjalë e mediave të huaja, veçanërisht pasi Hamilton dhe Brady e kanë banesën në të njëjtën adresë, në lagjen Tribeca të Nju-Jorkut. Megjithatë, një burim i afërt me Shayk i ka hedhur poshtë këto aludime, duke theksuar se ajo dhe Hamilton janë thjesht miq të mirë. Burimi shpjegoi:

"Hamilton dhe Shayk janë miq prej vitesh! Asgjë nuk po ndodh”, shpjegoi burimi. Spekulimet për një romancë mes Shayk dhe Hamilton nisën pasi ata u fotografuan së bashku në Paris, pak pasi Shayk kishte kaluar kohë me Brady në Nju-Jork.

"Ajo e ka mbështetur gjithmonë atë dhe ai e ka mbështetur gjithmonë. Ata kanë qenë miq për të paktën 13 vjet. Nuk ka asgjë që po ndodh mes Irinës dhe Lewis”, shtoi më tej burimi i afërt me Shayk.

Kujtojmë që Brady dhe Shayk janë parë shpesh së bashku, duke shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit në vende të ndryshme. Nga netët komode të takimeve në Brasserie Fouquet pranë rezidencës së Brady e deri te qëndrimi në Miami, Florida, dyshja duket se po kalojnë shumë kohë së bashku.

Pavarësisht afërsisë dhe lidhjeve të përbashkëta, duket se Shayk dhe Hamilton janë thjesht miq të ngushtë, ndërkohë që Brady po shijon statusin e tij beqar, pas divorcit të tij nga supermodelja Gisele Bundchen..

Ndërsa lajmet për ta vazhdojnë të qarkullojnë, është e qartë se këta të tre thjesht po jetojnë jetën e tyre dhe po shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit, qoftë si miq apo diçka më shumë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF