Performanca e Celine Dion në hapjen e Lojërave Olimpike në Paris 2024 mesa duket ishte regjistruar paraprakisht. Sipas gazetës franceze Libération, ekspertë të industrisë muzikore që pretendojnë se performanca e 26 korrikut ishte e regjistruar paraprakisht.
“Ajo që dëgjuam në televizion ishte një riprodhim i korrigjuar”, deklaroi për Libération kompozitori dhe interpretuesi Etienne Guéreau. Ndërkohë, një ekspert zëri tha: “Ishte 100% e regjistruar paraprakisht, mund ta dëgjoni që nga notat e para”.
-
8 arsye pse duhet të organizoni aktivitete në fundjavë!
12 Tetor, 10:30
Një muzikant i njohur si Ëings of Pegasus komenton në YouTube se prova dhe performanca reale tingëllonin identike, gjë që, sipas tij, është e pamundur. “Gjithmonë ka ndryshime mes dy versioneve të një këngë live”, tha ai.
Përfaqësuesit e organizatorëve të Lojërave Olimpike nuk kanë pranuar të japin komente lidhur me pretendimet për performancën e Celine Dion. Më heët ata kanë këmbëngulur se performanca ishte tërësisht ‘live’.