KreuCelebrity

Përse shkëndija nuk u shua kurrë, JLO tregon sekretin e dashurisë me Ben Affleck!

Përse shkëndija nuk u shua kurrë, JLO tregon sekretin e

Edhe pse u shkëputën për gati dy dekada, ajo shkëndija e pasionit mes tyre duket se nuk u shuajt asnjëherë: Jennifer Lopez dhe Ben Affleck duken sot më të dashuruar se kurrë dhe nuk e fshehin. Lopez, 54 vjeç dhe Ben, 51, konsideroheshin si çifti më "hot" i fillimit të viteve 2000, ndaj shume u befasuan kur ata u ndanë në 2004 ne prag te marteses.

Përse shkëndija nuk u shua kurrë, JLO tregon sekretin e

Dyshja u ribashkua në korrik 2021 dhe më pas u martua në Las Vegas në korrik 2022. Këngëtarja shpjegoi se asaj iu deshën gati dy dekada për të gjetur veten përpara se universi të komplotonte për ta lejuar atë të ribashkohej me ish të dashurin e saj.

Përse shkëndija nuk u shua kurrë, JLO tregon sekretin e

“Ne të dy e lamë marrëdhënien dhe patëm fëmijë me njerëz të tjerë. Por, e dini, në mendjen time isha disi si “Oh, kjo ishte dashuria ime e vetme” dhe u kthyem bashkë. Unë nuk mund ta besoja dhe nuk mendoj se mund ta besonte as ai. Nuk është diçka që ne e kemi planifikuar ndonjëherë. Ne vërtet kishim vazhduar me jetën tonë, por kur u rilidhëm, ishte pothuajse e menjëhershme dhe ne thjesht e dinim”, tha Jennifer.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF