Rita Ora ka hedhur një hap të guximshëm në eksperimentimin me imazhin e saj. Kengetarja nga Kosova me fame boterore ndau me ndjekësit e saj në Instagram një ndryshim ne look, i cili sipas tyre, e beri te duket edhe me e freskët në stilin e saj.
Në fotografitë më të fundit të postuara në llogarinë e saj zyrtare, Rita shfaqet me flokë të shkurtra, një ndryshim i cili shënon një transformim në pamjen e saj karakteristike. Ky ndryshim i papritur i ka shtuar akoma më shumë shkëlqim imazhit të saj të njohur në skenën muzikore, sipas ndjekesve.
Ndryshimi i ri në stilin e flokëve vjen në një kohë kur Rita është duke përgatitur publikun për lansimin e këngës së saj më të re, “Last Uf Us” në bashkëpunim me producentin e njohur Gryffin.