KreuCelebrity

Rrëqethi rrjetin, Robert Radoja nuk i mban lotët kur shikon ish-studenten e tij duke kënduar në rrugë!

 

Rrëqethi rrjetin, Robert Radoja nuk i mban lotët kur shikon

Lajmi beri shpejt xhiron e rrjetit: Ishte një moment prekës për profesorin e njohur të muzikës, mjeshtrin e madh Robert Radoja, mbrëmë në Tiranë kur teksa kalonte ne zonen e pedonales, u perball me një grua që këndonte në rrugë në pritje të ndonjë “shpërblimi” në lekë nga kalimtarët.

Me një mikrofon dhe më muzikën e celularit, në ato momente ajo po këndonte “Vincero” të Giacomo Puccini-t. Profesori e njohu: Behej fjale per nje ish studente te dikurshme te tij. Momentin e percolli ne rrjetet sociale gazetari Ronald Qafoku.

"Mjeshtri afrohet dhe shtanget: Ajo kishte qenë dikur studentja e tij ekselente. Sa e sa 10-ta i kishte vendosur për atë zë. Preket pa masë dhe nga sytë i bie një pikë loti. Po aq emocionuese ishte edhe për ish-studenten e tij teksa pa profesorin ti afrohej. Dhe ashtu teksa i puthin dorën njëri-tjetrit, profesori lëshoi një piskamë: “Ëndrrat e bukura përfundokan në rrugë?!” ka shkruar ai.

https://fb.watch/p6Ow2x4xWS/

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF