KreuCelebrity

Selvia bashkëshortja e Shpat Kasapit i kërkon të birit ndjesë publike: “Kam harruar të buzëqesh”

Selvia bashkëshortja e Shpat Kasapit i kërkon të birit
Duket se ky vit që po lemë pas 2023, nuk paska qenë aspak i lehtë për bashkëshorten e Shpat Kasapit, dhe këtë e ka zbuluar vetë ajo përmes një postimi në Instastory, ku i kërkon falje të birit, pasi nuk ka qenë sa është dashur pranë tij.

Ajo thotë se ky vit nuk ka qenë i mirë për të, ku pjesën më të madhe të kohës ka qenë e mërzitur dhe madje jo pak herë ka harruar të buzëqesh, por nuk zbulon se cili ka qenë shkaku i këtyre përjetimeve.

Ndër të tjera, ajo shkruan se ai është arsyeja pse lufton, teksa thekson se vetëm Zoti e ka në dorë shërimin e çdo dhimbjeje.

Selvia bashkëshortja e Shpat Kasapit i kërkon të birit
“Shpirti im, më fal që ky vit nuk ka qenë i mirë për mua. Mami ka qëndruar më shumë e mërzitur e me dhimbje dhe shumë herë kam harruar se si të buzëqesh. Por ti shpirti im më jep arsye çdo ditë që unë të luftoj e të të qëndroj afër.

Dua vetëm të ta shoh fytyrën, të ta ndjejë aromën, biles ka 1 vit që unë flej shumë pak pasi gjysmën tjetër të natës e kaloj duke ta parë çdo milimetër të fytyrës tënde dhe duke shtuar lutjet tek Allahu i Madhëruar.

Vetëm Zoti i Madh e ka në dorë shërimin e çdo dhimbje, largimin e çdo mërzitje dhe depresioni e ankthi që ta zen frymën dhe tek Ai mbështetemi”, ka shkruar ajo.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF