Pothuajse dy vite pas ndarjes së tyre, duket se ka nje pikë kthese në marrëdhënien mes Shakirës dhe Pique. Ylli i pop-it vendosi ta falte ish-partnerin e saj futbollist, duke lejuar Clara Chia Marti të jetonte me fëmijët e saj, Milan dhe Sasha, të cilët tani janë 11 dhe 9 vjeç. Edhe pse fëmijët jetojnë me nënën e tyre në Miami, Shakira e "dha lejen" qe kur të kthehen në Spanjë, për të qenë me babain e tyre, të shoqërohen edhe me Claran.
Zgjedhja e Shakirës për ta pranuar më në fund studenten në atë që tashmë është bërë një familje e gjerë erdhi pas diskutimesh te gjata mes ish-mbrojtësit të Barcelonës dhe William Mebarak, babait të këngëtares. Sipas burimeve pranë familjes, të raportuara nga mediat ndërkombëtare, babai i Shakirës i ka kërkuar ish-dhëndrit të bënte paqe me vajzën e tij për mirëqenien e fëmijëve.
Kjo i beri te dyja palet te reflektonin mbi ndikimin situata e krijuar ka tek dy djemte e tyre. Ndaj, dy ish-partnerët po përpiqen të përmirësojnë marrëdhënien e dhe së fundi kanë shkëmbyer edhe urime të dashura për ditëlindjen (të cilën të dy e festojnë më 2 shkurt). Fansat e kolumbianes e pershendeten kete levizje te saj, pasi në këtë mënyrë Shakira ka treguar se është e gatshme të bëjë gjithçka për fëmijët e vet, madje duke lënë mënjanë dhimbjet e vjetra.