KreuCelebrity

Shfaqet për herë të parë pas operacionit, Kate Middleton

Shfaqet për herë të parë pas operacionit, Kate Middleton
Princesha e Wellsit, Kate Middleton, ka bërë reagimin e parë që nga ndërhyrja kirurgjikale.

Ajo ka publikuar një foto me tre fëmijët e saj në Instagram, ku të gjithë shfaqen të qeshur dhe shkruan: Faleminderit për urimet e përzemërta dhe mbështetjen e vazhdueshme gjatë këtyre dy muajve.

Dhe u uroi të gjitha grave “Gëzuar Ditën e Nënës”. Mbreti postoi gjithashtu një foto prekëse të tij dhe nënës së tij, mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II, për të shënuar këtë rast.

Postimi vjen disa ditë pasi Kate u pa për herë të parë pas operacionit të rëndë, në një makinë që drejtohej nga mamaja e saj Carole Middleton. Ajo ishte shenja e parë që tregoi se mbretëresha e ardhshme po rikuperohet pas operacionit abdominal më 16 janar.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF