KreuCelebrity

Është zyrtare: Zbulohet kush e moderon BBV3!

Është zyrtare: Zbulohet kush e moderon BBV3!

Data është ndarë, 13 janar, dhe tani, morën fund dhe aludimet se kush do ta moderojë “BBV3”. Arbana Osmani mbetet vërtet jashte, sepse show sivjet i eshte besuar Ledion Liços, i cili rikthehet pas disa vitesh shkëputjeje nga mediat.

Top Channel ka lançuar spotin publicitar të “BBV3” dhe zëri shprehet; “Të gjithë konkurrent përveç njërit”, dhe në atë moment shfaqet Ledioni. Sakaq është mësuar se  njëri prej opinionistëve do të jetë fituesi i “BBV2”, Luizi.

Disa nga banorët që janë zbuluar nga Iconstyle janë; ish-konkurrentja e “BB” Rike Roçi, nëna dhe partnerja e gazetarit Klinton Zeqiraj, Ekaterina Dubenik dhe Shegushe Zeqiraj do të jenë pjesë e shtëpisë dhe gazetari Drini Zeqo. Po keshtu mesohet se edhe Meri Shehu dhe Zamira Kita i kanë thënë “po” ftesës dhe do të jenë banore të ardhshme.

Sakaq, disa nga emrat e tjerë që do të jenë konkurrentë në ‘BBV3’ janë: Albi Nako, Graciano Tagani, Alfio Rrotani, Ksenja Shoshaj, La Fazani, Bardhi.

https://www.instagram.com/reel/C1cz2V_rbt3/?utm_source=ig_web_copy_link

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF