KreuCelebrity

Shtëpia e fëmijërisë së Beyonce përfshihet nga flakët!

Shtëpia e fëmijërisë së Beyonce përfshihet nga

Shtëpia e fëmijërisë së Beyonce është përfshirë nga flakët. Zjarrfikësit e Houston thanë se morën një telefonatë në orën 2 të mëngjesit për një zjarr në shtëpinë e dikurshme të yllit në Rosedale Street. Flakët ishin përhapur në të gjithë ndërtesën dykatëshe, por zjarrfikësit arritën ta shuanin brenda 10 minutash. 

Shtëpia e fëmijërisë së Beyonce përfshihet nga

Familja e Beyonce e bleu shtëpinë në vitin 1981 për 64 mijë dollarë dhe u zhvendosën pak vite më vonë, në vitin 1986 kur lindi Solange. Shtëpia doli në shitje në vitin 2019. Çifti dhe dy fëmijët e vegjël brenda saj shpëtuan shëndoshë e mirë.

Shtëpia ka tre dhoma gjumi, tre tualete, me një shkallë spirale që të çon në një ambient zyre në katin e tretë. Blerësi bleu pjesën prej 8 640 metrash katrorë pranë shtëpisë në vitin 2022 për 310 000 dollarë.

Shtëpia e fëmijërisë së Beyonce përfshihet nga

Kujtojmë që Beyonce gjatë këtij viti nisi turneun e suksesshëm ‘”Renaissanc”’ më 10 maj në Suedi dhe përfundoi më 1 tetor në Kansas City.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF