Rasti me i fundit i nje vetevrasjeje që tronditi vendin tonë është ai i 27-vjeçares Sibela Abedini, e cila u hodh nga kati i katërt i pallatit ku jetonte me qira në Kamzë mbrëmjen e së shtunës. E reja e mori vendimin ekstrem pasi tik-tokeri Altin Çoku publikoi në rrjete sociale një foto intime të saj nga dhoma e hotelit ku kishin qendruar bashkë.
Sibela jetonte me vajzën në Kamzë, pasi në martesën e saj me bashkëshortin nga Kosova po kalonin një krizë. Çifti ishte në proces divorci dhe për këtë, Sibela kishte ardhur të jetonte pranë familjes së saj, në rrugën “Teuta” në Kamzë. Ngjarja u raportua si vetëvrasje, ndërsa sot, dy ditë më pas Policia e Tiranës ka arritur të zbardhë atë dhe ka prangosur shtetasin Altin Çoku nen akuzen e publikimit te fotos dhe nxitjes drejt vetevrasjes.
Sipas nenit 99 të Kodit Penal: “Shkaktimi i vetëvrasjes ose i tentativës së vetëvrasjes të një personi, si rrjedhojë e trajtimit të keq sistematik ose nga sjellje të tjera sistematike që prekin rëndë dinjitetin, të kryera nga personi që e ka në varësi apo nga personi me të cilin ka marrëdhënie familjare ose bashkëjetese, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet”. Vete Çoku ka mohuar që ai të ketë publikuar foton intime me Sibelën. Ai pretendon se foto është publikuar nga një shok i tij. Sipas versionit të Çokut shoku ka publikuar foton e të resë nga telefoni i tij kur vete ishte ne tualete, pasi tha se e mban telefonin pa kod.