Ndarja mes Princ Lekës dhe Elia Zaharias mesa duket nuk po mbyllen në mënyrë paqësore. Së fundmi kanë mësuar se Princ Leka ka bërë kallëzim pranë komisariatit nr 1, ku ka pretenduar se është dhunuar dhe kërcënuar nga ish-bashkëshortja e tij Elia Zaharia dhe babai i saj.
Ditën e djeshme Princi ka vizituar shtëpinë e tij ku jeton Elia me vajzën e tij, për ta takuar këtë të fundit. Sipas Princ Lekës, ai është përballur me babain e Elias, ku Gjergj Zaharia i cili e ka goditur me shkelma dhe e ka gjuajtur me një statujë.
Por së fundmi është zbuluar edhe dëshmia e babit të Elias i cili është shprehur se “ai është i moshuar dhe nuk qëndron dot në këmbë, kështu nuk ka mundësi që të dhunojë Princin e cili është 2 metra i gjatë”. Ai e akuzon Lekën se e ka dhunuar dhe e ka fyer me fjalë të rënda.
“Princi ishte i dhunshëm ndaj meje dhe më ka folur me një gjuhë të ashpër. Nuk e kam dhunuar, vetëm jam mbrojtur. Unë jam 70 e ca kusur vjeç dhe nuk qëndroj dot në këmbët e mia, jo më të godas me shkelma princin që është 2 metra i gjatë”, u shpreh Gjergj Zaharia.