Super Bowl-i i këtij viti u pa nga mesatarisht 123.4 milionë njerëz në SHBA, duke e bërë atë transmetimin më të ndjekur që nga zbritja në Hënë në vitin 1969.Vlerësimet paraprake televizive amerikane e vendosin lojën e së dielës menjëherë pas uljes historike të Apollo 11, e cila u pa nga rreth 125 deri në 150 milionë njerëz.
Kansas City Chiefs mundi San Francisco 49ers 25-22 në kohën shtesë. Pjesëmarrja e shumëpritur e Taylor Swift për të parë të dashurin Travis Kelce mendohet se ka ndikuar në rritjen e shifrave.
Pati shumë spekulime në prag të ngjarjes nëse Sëift do të kthehej nga Japonia, ku ajo kishte performuar në turne.
Sipas Variety, ka disa debate se sa ajo ndikoi në numrin e audiencës, por firma kërkimore e konsumatorit Numerator doli në përfundimin nga një sondazh blic se 20% e shikuesve të Super Bowl ishin duke u mbështetur në Chiefs për shkak të marrëdhënies së këngëtares me Kelcen.
Mediat sigurisht që po shijonin faktorin Swift, duke përfshirë pamjet e yllit duke hyrë në arenë, duke u shoqëruar me aktoren Blake Lively dhe reperin Ice Spice dhe duke puthur Kelcen pas ndeshjes teksa festonin fitoren.