KreuCelebrity

“Tmerri” i ri: Sëmundja e “drerit zombi” që po shkatërron këto kafshë, mund të kalojë te njerëzit!

“Tmerri” i ri: Sëmundja e “drerit zombi” që po

Shkencëtarët thonë se duhet të jemi të përgatitur në rast se e ashtëquajtura ‘sëmundja e drerit zombie’ përhapet te njerëzit. Sëmundja vdekjeprurëse - e njohur në mjekësi si sëmundja kronike e dëmtimit - bën që kafshët të dobësohen jashtëzakonisht shumë, t`u thahet praktikisht trupi, ndërsa shikimi u bëhet i përhumbur. Disa ekspertë kanë frikë se sëmundja mund të përhapet te njerëzit në një mënyrë të ngjashme me sëmundjen e lopës së çmendur në vitet 1980. Dr Michael, nga Universiteti i Minesotës, i tha Fortune: “Nuk ka ende prova që te tregojne kalimin tek njerezit, por, po sikur te ndodhe vertet"?

“Tmerri” i ri: Sëmundja e “drerit zombi” që po

"Ka mjaft shqetësime se mund të ndodhë që ne të përgatitemi."CWD është një sëmundje infektive që prek dreret e renat dhe po bëhet gjithnjë e më e zakonshme. Ajo është zbuluar në 32 shtete të SHBA-së, tre provinca kanadeze, Korenë e Jugut, Finlandë, Norvegji dhe Suedi.

Kembanat e alarmit rane në dhjetor pasi qindra drerë në Parkun Kombëtar amerikan Yellowstone u zbuluan se ishin infektuar me sëmundjen shumë ngjitëse. Autoritetet ne Wyoming analizuan mishin e 6701 drereve në vitin 2022, duke zbuluar sëmundjen në rreth 800 kampione. Ajo duket se vjen nga prionet - një lloj proteine ​​- që shkaktojnë ndryshime në trurin dhe sistemin nervor të kafshëve. Aktualisht nuk ka asnjë trajtim apo vaksinë efektive për sëmundjen.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF