KreuCelebrity

Tradhtoi Tom Brady? Gisele Bundchen dhe mesazhi i saj: Ka kaq shumë gjëra..

Tradhtoi Tom Brady? Gisele Bundchen dhe mesazhi i saj: Ka kaq shumë

isele Bundchen ka ndarë një mesazh pas akuzave se kishte tradhtuar ish-bashkëshortin e saj Tom Brady, në të cilin ajo thekson se askush nuk i di traumat dhe dhimbjet që mbart një person: "Ka kaq shumë gjëra që nuk do t'i dini kurrë".

Supermodelja braziliane përdori rrjetin e saj social Instagram për të ndarë një citim nga shkrimtarja braziliane Wandy Luz. “Ti shikon një person dhe nuk e imagjinon dot historinë që ka: dhimbjet, traumat, frikërat”, nis fjalia e ndarë nga Bundchen.

"Ashtu siç nuk mund ta imagjinojmë se sa i fortë, i aftë dhe elastik është një person, pas buzëqeshjeve dhe pamjeve ka arritje dhe fitore; ka njerëz dhe momente për të kapërcyer dhe ëndrra dhe dëshira për të arritur”, vazhdoi ajo. "Ka kaq shumë gjëra që nuk do t'i dini kurrë. Kështu që jini të sjellshëm sa herë që mundeni”.

Tradhtoi Tom Brady? Gisele Bundchen dhe mesazhi i saj: Ka kaq shumë

Supermodelja dhe Tom Brady njoftuan divorcin e tyre pas 13 vitesh martesë. Por në javët e fundit ka patur spekulime se braziliania tradhtoi legjendën e NFL me Joaquim Valente, të dashurin e saj aktual dhe të cilin ajo e njeh që nga viti 2021, pasi ai është instruktori i saj jiu-jitsu.

43-vjeçarja nuk heshti për thashethemet për tradhti ndaj ish-bashkëshortit të saj dhe e vendosi qartë qëndrimin e saj kur u pyet nga New York Times, nëse kishte filluar të takohej me Valente përpara se të ndahej nga Brady: "Kjo është një gënjeshtër”, u shpreh ajo. 

“Kjo është diçka që u ndodh shumë femrave, të cilat fajësohen pasi kanë guximin të lënë një marrëdhënie jo të shëndetshme dhe cilësohen si të pabesa”, tha modelja. "Ata duhet të merren me familjen e tyre”, shtoi Gisele.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF