Modelja shqiptare Cindy Marina është përgjedhur për të qenë e pjesë e kopertinës së revistës prestigjoze ndërkombëtare ‘Harper’s Bazaar Vietnam’. Cindy ka ndarë arritjen e saj profesionale me ndjekësit në Instagram ku shprehu emocionet dhe përjetimet e veçanta të kësaj eskperience unike për një modele nga një vend i vogël si Shqipëria. Cindy është fotografuar nga artistja e njohur e fotografisë Nima Benati. Koncepti i kopertinës së revistës ishte menduar i tillë që portreti i Cindyt të projketohej në trupin e saj. Në revistë do të jetë edhe një rrëfim ekskluziv i Cindyt për jetën dhe karrierën e modeles shqiptare.
View this post on Instagram
E njohur si modele, prezantuese televizive, sportiste dhe influencer, Harper’s Bazaar e ka cilësuar Marinën si një modele multitalene. Duket se bukuroshja nga Shkodra tashmë i hapi krahët e suksesit në të gjithë botën.



















