KreuCelebrity

Turqia në shok: 19-vjeçari vret ish të dashurën, të dashurën dhe i jep fund jetës!

Turqia në shok: 19-vjeçari vret ish të dashurën, të

Turqia u shokua nga vrasja e dy vajzave te reja, me 30 minuta diferencë, ndërsa i dyshuari i ngjarjes i dha fund jetës. Dy vajzat, Eisenur Halil dhe Iqbal Uzuner, dhe i dyshuari, i quajtur Semih Celik, ishin të gjithe 19 vjeç. Gazeta Daily Sabah shkruan se njëra nga vajzat ishte ish e dashura e autori dhe tjetra e dashura aktuale.

https://x.com/ekoltvv/status/1842213813568884879

Siç raporton agjencia turke e lajmeve DHA, autori i preu kokën Uzunerit dhe më pas i dha fund jetës. I riu kishte vrarë brutalisht Halilin rreth gjysmë ore më parë. Babai i Celik tha se djali i tij vuante nga probleme psikologjike dhe merrte ilaçe.

Turqia është tronditur vrasjet e grave. Një organizatë turke ka numëruar 290 vrasje që nga fillimi i vitit dhe më shumë se 160 “vdekje të dyshimta”, të cilat autoritetet i kanë renditur si vetëvrasje ose aksidente. Në fund të shkurtit, në të gjithë vendin u kryen shtatë vrasje të grave në një ditë të vetme.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF