KreuCelebrity

"U përlot kur e dëgjoi" historia prekëse e këngës "Nân" që u inspirua nga një ëndërr

"U përlot kur e dëgjoi" historia prekëse e

Toptani Podcast, nën drejtimin e gazetares dhe autores së njohur Ilda Lumani, nuk është thjesht një intervistë javore në Qendrën Tregtare Toptani. Ky podcast është një hapësirë ku historitë njerëzore marrin jetë, duke ndarë sukseset, sfidat, ëndrrat dhe dhimbjet me publikun në mënyrë të sinqertë.

Së fundmi, i ftuar ka qenë Alis, artisti i talentuar nga Shkodra, i cili filloi rrugëtimin e tij në X Factor Albania dhe më pas vazhdoi një karrierë të suksesshme me pjesëmarrjen në Festivalin e Këngës. Pas dy sukseseve, herën e parë duke u renditur në vendin e dytë, së fundmi Alis u shpall fitues, duke fituar të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision.

Gjatë intervistës, Alis ndau emocionet e momentit kur kënga e tij “Nan” u shpall fituese:

“Ndihem në ëndërr… Nuk e besoj që jam këtu ku jam tani. Momenti kur dëgjova fituesin ishte thjesht ‘blackout’, nuk munda të mendoj asgjë tjetër.”

Ai tregoi se inspirimi për tekstin erdhi nga Desara, e dashura e tij, e cila i tregoi idenë

“Më goditi shumë teksti i Desarës… ajo më tregoi: ‘Kam parë një ëndërr që dëgjonte një zë që thoshte mirupafshim nënë’. Që në sekondën e parë kuptova që kjo këngë duhet të ekzistonte.”
Alis nuk la pa përmendur mbështetjen e familjes, sidomos të mamës së tij:

Alis përshkroi gjithashtu lidhjen e veçantë me familjen dhe mbështetjen që ka marrë gjatë gjithë rrugëtimit të tij artistik. Ai e kujtoi momentin kur i tregoi mamës së tij demonin e parë të këngës, dhe ajo u përlot, një gjest i rrallë për të.

“Kur i tregova mamit demon e parë të këngës "Nan", u përlot. Mami nuk qan asnjëherë, kështu që për mua ishte shumë emocionuese. Ajo ishte shtysa e parë që unë të nisja pianon dhe të bëja muzikën time.”

Ai foli edhe për lidhjen e veçantë me Desarën, e cila është pjesë e rrugëtimit të tij që nga X Factor:

“Desara është këmba ime e djathtë. Ka ecur me mua, në çdo fazë, disfatë. Ajo ka qenë aty që nga dita e parë.”

Përgatitjet për Eurovision tashmë kanë nisur, dhe Alis është gati të ndjekë ëndrrën e tij, duke mbartur emocionet e një historie të lindur nga talenti, dashuria dhe përkushtimi.

Intervista e plotë më poshtë:




Ky episod i Toptani Podcast sjell jo vetëm suksesin e një artisti, por edhe historinë e pasionit, përkushtimit dhe mbështetjes së të afërmve që e kanë shoqëruar Alisin në çdo hap të rrugëtimit të tij.