Miq të tyre thonë se historia e Princ Lekës me fotografen Blerta Celibashi ka nisur pas ndarjes së tij me Elian, me të cilën duket nuk ishin më bashkë prej një viti tashmë ( por kjo nuk ishte bërë publike). Megjithatë, kjo duket nuk e ka fashitur zemërimin e aktores e cila pas lajmit se princi ishte filmuar në aeroport me partneren e re (të përfolur), ka vendosur ta mos e ndjekë më ish-bashkëshortin e saj në Instagram.
Princi ndërkohë nuk e ndiqte Elian prej kohësh. Tashmë e vetmja gjë që e lidh ish-çiftin është vajza e tyre, Geraldina. Princi e hodhi shpejt pas krahëve këtë raport duke iu përkushtuar tani romancës me fotografen disa vite më të re.
Historia mes tyre duket e konsoliduar, teksa tashmë çifti, ndonëse ende nuk kanë dalë publikisht, kanë zgjedhur që natën e ndërrimit të viteve ta kalojnë së bashku. Leka dhe Blerta u kapën “mat” në aeroportin e Budapestit, ku edhe kanë zgjedhur që të kalojnë natën e ndërrimit të viteve, krejt të vetëm.
Ndërsa Elia zgjodhi ta kalojë natën e ndërrimit të viteve pranë familjes së saj, ku prej muajsh është rikthyer tashmë. Në rrjetet sociale, ajo publikoi foto me nënën, babain dhe vëllain e saj, dhe sigurisht edhe vajzën.



















