KreuCelebrity

Vesa is Back! Një koment i shkurtër mbi koncertin recital “Pikë Vese”!

Vesa is Back! Një koment i shkurtër mbi koncertin recital

Nga Ilda Lumani

Vesa Lumën e kam njohur personalisht rreth vitit 2007, në koncertin e Mustafa Sandal, kohë kur fama e saj dhe e disa prej artistëve të dalë nga “Ethet e së premtes mbrëma” ishte në majat e saj. Prej aty nisi dhe kopertina e parë për suplementin “Bluetooth”, në “Gazetën Shqiptare” që do të pasoheshin me të tjera intervista, siç ecnin vitet e fluturonin sukseset e Vesës. Vesa nuk ishte më Vesa e “Etheve”, por Vesa e "Jemi dhe s'jemi", "Luaj", "Amanet", “Dhe për mu do jetë një zemër", "T'kanë fol keq për mu", "Vetëm", "Boom"... etj..

Vesa is Back! Një koment i shkurtër mbi koncertin recital

Ndër vite teksa kemi ndjekur dhe mbështetur karrierën e njëra-tjetrës, fati na ka bashkuar edhe në punë, siç ishte “X Factor Albania”, edicioni 1, (viti 2011) ku Vesa ishte anëtare jurie dhe unë kryeredaktore. Në një punë të përditshme, njeriu arrin ta njohë edhe më shumë tjetrin, ose rrugët ju ndahen ose ju forcohen marrëdhëniet. E tillë ka qenë për ne të dyja kjo pjesë historie... Të cilës ju vesh edhe një ndjesi mallëngjimi, keqardhjeje dhe zhgënjimi, për çfarë Shqipëria ofron, përballë largimit të saj, bashkëshortit Big Basta dhe të voglit Lian, në Zelandën e Re=Të Largët!

Vesa is Back! Një koment i shkurtër mbi koncertin recital

Andaj kur, pas vitesh të tjera familj, a u rikthye në atdhe isha partizania e parë e tyre. Dhe si titulli i këngës së tyre në Festivalin në RTSH me "Faleminderit", ashtu doja t'u thosha dhe unë Faleminderit që u kthyet.

Vesa is Back! Një koment i shkurtër mbi koncertin recital

Ndaj, koncertin recital të Vesës “Pikë Vese” e përqafova që në momentin e parë të anonçimit. Dhe përtej emocioneve personale, brohoritmat e sallës plot me shqiptarë nga të dy vendet e zemrës, Shqipëri & Kosovë, dëshmuan sesa shumë po e prisnin me mall Vesën.

Vesa is Back! Një koment i shkurtër mbi koncertin recital

Vesa kishte zgjedhur një buqetë këngësh nga repertori i saj, që ngritën publikun në këmbë, ndërsa momentet e miqve ishin sa për lezet. Koncerti 1 orë e 25 minuta ishte një përmbledhje kohe dhe cilësie i admirueshëm! Koncerti, që ishte edhe një jubile për 20 vite karrierë të saj, pikërisht në vendin, ku e nisi rrugëtimin, ishte edhe një kujtesë për të gjithë audiencën, për të mbështetur edhe më shumë artin e vërtetë. Për të mos lejuar që ne të humbasim artistë të tillë, të cilët në kakofoninë muzikore në vend, shpesh nuk e gjejnë veten dhe vendosin të largohen... Në elegancën, që shoqëroi nga kënga një deri tek e fundit koncertin, nga fjalët me kursim dhe pa teprime falënderimesh dhe lajkash, nga bërja personazh të artistëve të bendit, minutat u kthyen në çaste ripërtëritjeje dhe motivimi, se artistët e mirë i duam dhe dimë t’i veçojmë! 

Vesa is Back! Një koment i shkurtër mbi koncertin recital

Në përfundim të koncertit, të gjithë ikën me shijen e mirë dhe pamjaftueshmërinë e “Pikë Vese”! Patjetër me urimin dhe dëshirën për të tjera hite të tillë dhe pse jo koncerte, po kaq shumë!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF