KreuCelebrity

Vetem 30 vjeçe- Madonna kujton humbjen e nënës: "Askush nuk më tha se po vdiste”!

Vetem 30 vjeçe- Madonna kujton humbjen e nënës: "Askush

Madonna beri nje postim prekes në Instagram për të përkujtuar Ditën e Nënës me kujtimin e  nënës se saj të ndjerë Madonna Louise Ciccone, e cila vdiq në moshën 30-vjeçare në vitin 1963 kur këngëtarja ishte pesë vjeçe. Superylli 65-vjeçar i pop-it ndau fotografi, tre të parat teksa performoi para ekraneve të mëdha me imazhin e nënës së saj në turneun e saj të fundit festiv.

Vetem 30 vjeçe- Madonna kujton humbjen e nënës: "Askush

“Kam qëndruar në skenë për 81 shfaqje duke ngulur sytë në fytyrën e bukur të nënës sime dhe duke menduar se çfarë duhet të ketë qenë duke menduar, teksa më përshëndeti nga dritarja e spitalit”, tha ikona e popit. “U futa në kamionçinë dhe mbylla derën duke mos e ditur se ishte hera e fundit që do ta shihja.” Këngëtarja ka thënë më tej se mes tragjedisë familjare, të rriturit e familjes së saj nuk i kishin shpjeguar se çfarë po ndodhte me nënën. “Askush nuk më tha se nëna ime po vdiste – thjesht e pashë atë të shpërbëhej në mënyrë misterioze dhe më pas ajo u zhduk dhe nuk kishte asnjë shpjegim përveç se ajo kishte shkuar për të fjetur”, tha Madonna.

Vetem 30 vjeçe- Madonna kujton humbjen e nënës: "Askush

Këngëtarja fituese e Grammy tha sekjo situate i kishte sjelle një ‘marrëdhënieje të trazuar me gjumin’ në moshë madhore. Artistja e hiteve tha se shfaqja e imazhit të nënës së saj gjatë turneut të saj të koncerteve kishte një ndikim tek ajo. “Kur dola në skenë dhe shikoja fytyrën e nënës sime çdo natë”, tha ajo. I thashë përshëndetje, thashë lamtumirë. Unë i thashë faleminderit. Shpresoj te jesh krenare per mua. Unë i thashë të lutem më mbro dhe më mbaj me mend në kokë.”

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF