KreuCelebrity

Vetëm 39 vjeç, gjendet i vdekur aktori i njohur koreano-jugor!

Vetëm 39 vjeç, gjendet i vdekur aktori i njohur koreano-jugor!

I njohur për rolin e tij në dramën “The Moon Embracing the Sun”, aktori koreano-jugor Song Jae Lim, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Seul. 39-vjeçari, i cili filloi karrierën e tij si model, u bë i njohur në dramën e periudhës në vitin 2012, përpara se të vazhdonte të interpretonte edhe në seriale të tjera televizive.

Vetëm 39 vjeç, gjendet i vdekur aktori i njohur koreano-jugor!

Mediat e huaja thonë se një letër vetëvrasjeje u gjet në banesë, ndërsa policia nuk po heton në ndonjë pistë tjetër. Vdekja e Song Jae Lim ka ringjallur shqetësimet për presionet e mëdha me të cilat përballen personat e përfshirë në industrinë e argëtimit në Korenë e Jugut.

Yje të shumtë i bënë homazhet e tyre Song pas lajmit për vdekjen e tij. Aktori tjetër Yoo Sun, i cili ka punuar së bashku me Song në serialin 2016 Our Gap Soon, ka postuar një foto të tyre së bashku në Instagram me mbishkrimin: "Është shumë e trishtë, dhemb shumë... Shpresoj të gjesh paqe…”. Një aktor tjetër, Park Ho San tha në një postim në Instagram se ai “dukej gjithmonë aq i gëzuar, është e vështirë ta besosh këtë lajm”…

Sipas faqes së lajmeve Yonhap, të afërmit e aktorit thanë se dëshironin të mbanin një funeral të vogël që përfshinte vetëm anëtarët e familjes. Industria e argëtimit të Koresë së Jugut është e njohur për mjedisin e saj me presion të lartë, ku të famshmit kontrollohen me standarte strikte për paraqitjen dhe sjelljen e tyre. Vdekjet e fundit të personazheve të famshëm të profilit të lartë – duke përfshirë aktorin e “Parasite”, Lee Sun-kyun , yjet e K-pop-it, Moonbin , Goo Hara dhe Sulli – kanë ngritur shqetësime për nivelin e lartë të presioneve të tilla.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF